Gazetari kroat: Më mirë një ditë në Prishtinë, se një mijë në Serbi!
Gazetari dhe moderatori i njohur kroat, Velimir Bujanec ka thënë se më mirë një ditë në Kosovë, sesa 1 mijë në Serbi.
Ai ka postuar disa fotografi në facebook ku shihet para shtatores së Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut në Prishtinë duke e bërë me duar shqiponjën, transmeton Indeksonline.

Bashkë me fotografitë ai ka shtuar përshkrimin në gjuhën kroate “Më mirë një ditë në Kosovë, sesa 1000 mijë në Serbi”./Indeksonline/
