14:54 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / A. M.

Gazetari Ponomarenko: Turqia mbylli Detin e Zi për luftanijet ruse për shkak të agresionit të Putinit kundër Ukrainës!

Turqia ka mbyllur Detin e Zi për luftanijet ruse për shkak të agresionit të Putinit kundër Ukrainës.

Kwshtu ka shkruar nw Twitter, gazetari Illia Ponomarenko, transmeton Indeksonline

Illia Ponomarenko, Author at The Kyiv Independent

Ndwrsa, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një deklaratë nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë u diskutua për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit.

Presidenti Erdoğan dhe Zelensky diskutojnë ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë

Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për qytetarët ukrainas që kanë humbur jetën në sulmin e Rusisë dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Presidenti turk ka thënë se po bëjnë përpjekje për shpalljen e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur për sigurimin e parandalimit të mëtejshëm të humbjeve të jetëve dhe që Ukraina të mos dëmtohet më shumë. /Indeksonline/