Gazetari që shkruan për Zvicrën: Foto me fanellë të Kosovës? Gjërat tashmë kanë ndryshuar për Andi Zeqirin

Andi Zeqiri dje zhvilloi një paraqitje fantastike në fitoren e befasishme të Kombëtares së Zvicrës në grupmoshat U21 ndaj Anglisë U21 (1-0), e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Europian.
Sulmuesi kosovar i Brightonit është një temë diskutimi në Zvicër dhe në Kosovë. Ai ishte afër ta pranonte ftesën e ‘Dardanëve’, por në momentet e fundit diçka e madhe ndryshoi situatën, shkruan IndeksOnline
Ende shpresohet nga Kosova se Andi Zeqiri do t’i zgjedh ‘Dardanët’ para ‘Helvetikët’.
Gazetari anglez që shkruan për futbollin në Zvicër, Craig King përmes një postimi në rrjetet sociale dhe gjatë një debati me një tifoz kosovar, thotë se Zeqiri do t’i zgjedh zviceranet.
“Ai do të luaj për Zvicrën. Ai ka objektiva të luaj për ekipin kombëtar të Zvicrës, madje i ka dërguar të gjitha letrat në Federatë”, ka thënë Craig.
Tifozi kosovar mundohet t’i tregoj gazetarit se Zeqiri tashmë është fotografuar me fanellë të Kosovës, por ai thotë se tashmë gjërat kanë ndryshuar./IndeksOnline/