75 Mall Live Search
14:41 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gazetari që zbuloi kalimin e Ronaldos tek Juventus: Guardiola prezantohet të hënën si trajner i “Zonjës së Vjetër”

Çështjes së trajnerit të ri të Juventus dita e ditës po i vije fundi.

Gjatë ditës së djeshme u përfol shumë që Sarri ka arritur marrëveshje me Juventus dhe pritet që së shpejti të zyrtarizohet si trajneri i ri, transmeton Indeksonline.

Kësaj çështje krejt drejtim tjetër i ka dhënë gazetari, Marco Barzaghi. 

Barzaghi ishte gazetari që zbuloi transferimin e Ronaldos tek Juventus. Ai sot tha se trajneri i ri i Juventus nuk do të jetë Sarri por Pep Guardiola.

Gazetari italian tha se të hënën Guardiola prezantohet si trajneri i ri i “Zonjës së Vjetër”.

Sipas burimeve të Barzaghit, Guardiola ka arritur një marrëveshje me një pagë 24 milionë euro në vit./Indeksonline/