17:19 / E Martë, 19 Shtator 2023 / k.v

Gazetari shqiptar goditet nga vetura në transmetim direkt, iu kthehet dhe e grushton atë (Video)

Gazetar shqiptar i televizionit MCN, Arsen R. i cili ishte duke raportuar direkt nga vendi i ngjarjes për rastin e arrestimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, është goditur nga një veturë.

Siç shihet në pamjet e publikuara, gazetari ishte me mikrofon në dorë dhe në momentin që u aksidentua, mbeti i shtangur për disa sekonda.

I njëjti nuk pësoi lëndime, ndërsa pas këtij momenti, u kthye dhe e goditi me grusht veturën.

“Shofer që t’shtyp në transmetim ‘live’”, tha gazetari kur kolegia e tij i bëri thirrje të qetësohej.