Gazetari shqiptar ia ‘ftohë’ kryeministres serbe me këtë gjest
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq para pak kohësh kishte dhënë një deklaratë fyese për shqiptarët, duke i quajtur ata ‘njerëz të malit’, shkruan Indeksonline.
E derisa sot kryeministrja ka marrë pjesë në inaugurimin e një pike kufitare në Tabanovc-Preshevë aty ka qenë i pranishëm edhe gazetari shqiptar nga Maqedonia Veriore, Furkan Saliu i cili kishte përgatitur një surprizë për Brnabiq-in.
Ai kishte veshur një bluzë me figurat më të njohura shqiptare e ku kishte shkruar: “Sapo dolëm nga mali”

Duket se kjo befasi ka qenë një mesazh i mirë për t’i bërë të ditur asaj se shqiptarët kanë arritur, dhe po arrijnë suksese të mëdha në të gjithë botën. /Indeksonline/
