19:31 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Gazetari shqiptar që theu mitin e të premtes me datë 13

Miti i të premtes që daton me datën 13 është shumë i njohur dhe shumë persona besojnë që ky kombinim sjell fat të keq.

Por, mesa duket, nuk është kështu për gazetarin e njohur shqiptar i cili ka vendosur të udhëtojë me avion pikërisht në këtë datë.

Po flasim për autorin dhe moderatorin e emisionit Opinion, Blendi Fevziu.

Në faqen e tij në Instagram shohim së Blendi është në terminalin VIP të aeroportit Nënë Tereza duke pritur për të udhëtuar.

Po sot, e bija e tij, Mishel, ka ditëlindjen.

Nga një foto e postuar më herët e Blendit kuptojmë që festa për ditëlindjen e Mishelit ka filluar me të hyrë dita e sotme.

Ndërsa sot, Blendi ka postuar një foto urimi e cila është bërë publike më vonë sesa ajo e udhëtimit.

Gjithë kjo na bën të mendojmë se ky udhëtim është bërë pikërisht për festimin e ditëlindjes së Mishelit.

Edhe pse për disa, e premtja datë 13 mund të jetë një ditë jo shumë e këndshme, për disa të tjerë është shumë e bukur, madje edhe më e veçantë se të tjerat./revistaclass