Gazetari spanjoll: Edhe fanella e Kosovës është më e bukur…

Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar fanellat e reja për ciklin e ndeshjeve 2021/22.
FFK ka vazhduar bashkëpunimin me kompaninë zvicerane ‘Fourteen’.
Ngjyrat bazë do të jenë të kaltërta dhe të bardha, ndërsa e zeza do të jetë opsioni i tretë.
Gazetari spanjoll Nacho Rivarola ka treguar simpati për dizajnin e fanellave të reja, shkruan Indeksonline.
‘Madje, edhe fenalla e Kosovës është më e bukur…” ka shkruar Rivarola, gazetar në ESPN.
/Indeksonline/