75 Mall Live Search
12:00 / E Martë, 30 Mars 2021 / Blerim

Gazetari spanjoll po i nënçmon ‘Dardanët’: Ndeshja kundër Kosovës do të jetë komode dhe e lehtë për Ramosin

Gazetari i sportit i njohur në Spanjë ka dhënë një deklaratë skandaloze gjatë një emisioni. Ulises Sanchez-Flori e ka injoruar Kosovën duke iu referuar si “Federata e Futbollit”, shkruan IndeksOnline

Ai po ashtu tha se Sergio Ramos, mbrojtësi i Real Madridit nuk do ta ketë problem një ballafaqim ndaj Kosovës.

“Nuk e di nëse Sergio Ramosi, do të mund të luajë 90 minuta ndaj Gjermanisë apo Francës, por ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës do të jetë një ndeshje komode dhe e lehtë”, ka thënë Sanchez-Flori

Takimi mes “Dardanëve” dhe Spanjës do të zhvillohet nesër në “La Cartuja” nga ora 20 e 45, e vlefshme për fazën parakualifikuese për kupën e botës “Katari 2022”./IndeksOnline/