Gazetari Vehbi Kajtazi zbulon pajisje të dyshimtë në veturën e tij: Policia dhe prokuroria në vendngjarje

Gazetari i njohur kosovar, Vehbi Kajtazi, ka deklaruar sot se gjatë një kontrolli rutinë në servisin e automjetit të tij është zbuluar një pajisje e dyshimtë. Pajisja ishte vendosur pranë rrotës së majtë të veturës, duke ngritur dyshime për sigurinë e tij, transmeton IndeksOnline.
Policia e Kosovës është tashmë në vendngjarje dhe po pret njësitë e specializuara për të kryer ekzaminimin e mëtejshëm të pajisjes. Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili pritet të ndërmarrë veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.
Ngjarja ka nxitur reagime në opinionin publik dhe ka sjell shqetësime për sigurinë e gazetarëve në Kosovë, të cilët shpesh përballen me sfida dhe rreziqe për shkak të detyrës së tyre./IndeksOnline/