75 Mall Live Search
22:51 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / MSH

Gazetarja Gashi: Institucionet e drejtësisë s’vepruan si duhet me Angjelon!

Gazetarja e shou-bizit, Edona Gashi ka kritikuar skenat e dhunshme që janë zhvilluar në “It’s My Home”.

Në një debat në Kanal 10, ku i ftuar ishte edhe Valon Maloku, ajo foli rreth situatës së fundit të krijuar.

Gashi hodhi akuza tek institucionet e drejtësisë, të cilat, sipas saj, s’vepruan si duhet me Angjelon.

Ky i fundit kishte sulmuar fizikisht një konkurrente.

“…është e çuditshme se si institucionet e drejtësisë në vend se si një plak e futen në burg 48 orë për shkak të një fjalosjeje me Rrahman Jasharajn e ky Angjelo e goditi fizikisht një vajzë e nuk u denua…”, tha gazetarja.

Ajo në fund tha se Big Brother Kosova do ta fundosë “It’s My Home”.