17:18 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Gazetarja kosovare ‘çmend’ me dukjen para ndeshjes Kosovë-Danimarkë

Sot pritet të zhvillohet një nga ndeshjet e shumëpritura të Përfaqësuese së Kosovës në Futboll e cila do të zhvilloj ndeshjen miqësore kundër Danimarkës.

Por, para fillimit të ndeshje ishte një nga femrat më të bukura dhe më atraktive kosovare ajo që po merr vëmendje, shkruan Indeksonline.

Gazetarja dhe prezantuesja e njohur kosovare, Elmira Sadrija që nga paraqitja e parë televizive ka arritur të kthehet në një nga fytyrat më të dashura dhe më të përfolura në mediat rozë.

Biondina seksi  me sharmin, bukurinë natyrale dhe linjat e saj impresive të trupit është padyshim një prej femrave më të kompletuara në vend.

Bukuroshja është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, së fundi ajo ka publikuar një imazh nga stadiumi “Fadil Vokrri”, e veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës ajo u shfaq në super formë.

Kujtojmë që Elmira është prezantuesja e emisionit sportiv “Koha Shtesë” në Super Sport./Indeksonline/