75 Mall Live Search
22:04 / E Diele, 24 Shtator 2023 / L K

Gazetarja serbe e “palon” Vuçiqin në konferencën e sotme, përgjigja e tij ishte me ton të lartë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu drejtuar publikut për ngjarjet në Kosovë, ka akuzuar gazetaren e N1, Sanja Sovrliq se po e quan fajtore Serbinë për atë që ndodhi sot në veri të Kosovës.

Pas fjalimit të presidentit, gazetarja e N1 pyeti nëse kishte ndonjë informacion për sulmuesit që vranë policin e Kosovës dhe uniformat e kujt i kishin veshur.

Vuçiq u përgjigj se pyetja e gazetarit tonë ishte një aludim se Serbia ka siguruar armë dhe uniforma dhe “se e ka fajin Serbia”.

“Këto nuk janë uniforma të ushtrisë dhe policisë serbe”. Ato blihen kudo në treg dhe mund të merren kudo, ashtu si armët. Ti po aludon se Serbia është fajtora për këtë që ndodhi sot”, ka theksuar Vuçiq./Indeksonline/