10:23 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / MSH

Gazetarja sulmohet seksualisht në lidhje direkte

Një gazetareje spanjolle i ka ndodhur e papritura.

Teksa ishte duke raportuar në lidhje direkte lidhur me një grabitje në një qytet të Spanjes, një burrë e ka sulmuar seksualisht, duke i kapur të pasmet.

Ai pastaj është larguar nga kamera.

Nga studioja, gazetarja është pyetur nëse u sulmua seksualisht dhe e njëjta pohoi se rasti ndodhi, me zërin që i dridhej.

Kamera më pas u kthye kah sulmuesi i cili refuzoi të pranojë për gjestin e pahijshëm që bëri çaste më parë.

Ai madje edhe tentoi t’i ledhatojë gazetares flokët, teksa u largua.

Sipas Al Jazeera, i dyshuari është arrestuar minuta më vonë, nën akuzën për “ngacmim seksual”.