09:15 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / k.v

Gazetarja zbulon emrat e mundshëm për të zëvendësuar Adriatik Llallën

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi disa erma për të cilët flitet se mund të jenë kandidatë të mundshëm për postin e kryeprokurorit, që aktualisht e mban Adriatik Llalla.

“Ferndinand Elezi, ish shef policie në Sarandë. Dritan Rreshka, magjistrat dhe prokuror në Prokurorinë e Tiranës, Anila Leka. Henrik Ligori, prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme. Arben Dollapi, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Burimi më sqaron se ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Adnan Kosova dhe Thoma Jano janë më të vjetër dhe kandidatë më të mundshëm për kryeprokuror” – tha Klodjana Lala në emisionin “Studio e Hapur”.