Gazetat gjermane shkruajnë për idenë e shkëmbimit të territoreve dhe samitin e Berlinit
Gazeta e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka bërë bashkë në një artikull tre politikanë gjerman, Peter Beyer (CDU), Josip Juratovic (SPD) dhe Maneul Sarrzin (Të Gjelbrit).
Ata u pyetën rreth samitit të Berlinit që do të mbahet sot, transmeton Indeksonline.
Pyetja kryesore për ta ishte rreth idesë së ndryshimit të kufijve. Deputetët e Bundestagut theksuan se të dy presidentët, ai i Kosovës, Thaçi dhe presidenti serb, Vuçiq kanë propozuar këmbimin e territoreve përgjatë vijës etnike për zgjidhur konfliktin mes dy vendeve.
“Ne e refuzojmë këtë propozim, sepse zonat e përcaktuara etnikisht janë vizion i rrezikshëm nacionalistësh që mendojnë kategori racore e që e kanë çuar njëherë rajonin në luftë më të përgjakshme të historisë evropiane të pasluftës.”, thuhej në artikull.
Ndërsa gazeta gjermane, “Süddeutsche Zeitung” e quajti shkëmbimin e territoreve eksperiment shpërthyes.
Kurse mediumi “Die Welt” ka thënë se përmes kësaj konference, Merkel po e mbron trashëgiminë e saj në Ballkan.
Po ashtu theksohet se kancelaria synon të pengojë ri-përcaktimin e kufijve në rajon./Indeksonline/