75 Mall Live Search
19:32 / E Enjte, 16 Maj 2024 / FR

Gazi arsyeton prerjen e drunjëve të vjetër në Pejë: Janë të kalbur dhe të rrezikshëm

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas prerjes se drunjëve në Pejë.

Muhaxheri u shprehë se drunj kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë në gjendje e cila përbën rrezik për qytetarët dhe pronat përreth.

“Procesi i prerjes së drunjëve të kalbur po vazhdon, sepse këta drunj kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë në gjendje e cila përbën rrezik për qytetarët dhe pronat përreth”, ka thënë Muhaxheri.

Sipas tij kjo ndërhyrje ka qenë e nëvojshme për të shmangur incidentet.

“Këto ndërhyrje janë të nevojshme për të shmangur incidentet e mundshme, siç janë rrezimet e papritura të drunjve, që mund të shkaktojnë dëme materiale – ose në rastin më të keq – lëndime fizike.

Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ruajtjes së gjelbërimit dhe bukurisë natyrore të qytetit tonë, prandaj padyshim se mbjellja e drunjve të rinj do të bëhet”, tha Muhaxheri në një postim në facebook./Indeksonline/