Gazi lotsjellës në Kuvend: Shkruajnë mediat më të fuqishme botërore (Foto)
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend është kthyer sërish në ballinat e mediave botërore. The Independent, Washington Post, Bussines Insider në Australi, mediat rajonale, po raportojnë se Kuvendi i Kosovës është mbuluar nga gazi lotsjellës.
“Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur tri boca me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, pak para se të hidhej në votim marrëveshja e demarkacionit, duke bërë që të gjithë deputetët të lëshojnë sallën”, shkruan The Independent.
Votimi i marrëveshjes së kufirit në Kosovës u ndalë nga gazi lotsjellës, është titulli i Ëashington Post, gjersa shpjegon se deputetët e Vetëvendosjes kanë zgjehdur hedhjen e gazit për të mos lënë deputetët të votojnë.
Business Insider ka cituar raportimin e agjencisë së lajmeve Reuters nga Prishtina, ku tregojnë ndodhitë e ditës së sotme në Kuvend.
Pa përcjellë cka po ndodhë në Kuvendin e Kosovës nuk e kanë lënë mediat malaziase, që po ndjekin me kërshëri cfarë po vendosin deputetët kosovarë në lidhje me kufirin me Malin e Zi.
“Një sesion i jashtëzakonshëm i Kuvendit të Kosovës, në të cilin duhet të votohet drafti i Demarkacionit me Malin e Zi, është ndërprerë për shkak të gazit lotsjellës që u hodh në sallë”, ka shkiruar e Vijesti.me.
“Pritet që sesioni të rifillojë kur tymi të largohet nga salla. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha para fillimit të seancës së jashtëzakonshme që pret që marrëveshja të miratohet sot”, shkruan më tej ky medium.