Gazi lotsjellës nuk u hodh nga policia!

Gazi lotsjellës i hedhur para objektit të Kuvendit të Kosovës nuk është përdorur nga policia.
Atë dyshohet se e hodhi dikush nga turma e protestuesve.
Njëri nga policët që po e mbikëqyrë protestën ka thënë për IndeksOnline se policia ka përdor kohë pas kohe vetëm sprej lotsjellës, mirëpo gazi i hedhur në turmë nuk është përdorë nga ta.
Policia është duke u marrë me këtë rast për të zbuluar se kush e hodhi atë. Siç u raportuara më herët disa protestues kanë pësuar lëndime nga kjo protestë e cila po vazhdon akoma./IndeksOnline/