Gazi s’i hyn garës për deputet: Jo, sa jam zgjedhë taze kryetar
Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri ka arritur tek selia e LDK-së, aty dhe ku po mbahet mbledhja e kryesisë së kësaj partie.
Muhaxheri ka thënë se në këtë takim do të diskutojnë lidhur me përgatitjet për zgjedhje si dhe për kandidatin për kryeministër.
E i pyetur se a do të jetë dhe ai kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Muhaxheri tha se nuk e ka ndërmend të kandidojë, pasi që sapo është zgjedhur kryetar i Komunës së Pejës.
“Jo, se sa jam zgjedh taze për kryetar”, tha ai./Indeksonline/.

