Gazmend Muhaxheri deklaron se ka pretendime për t’u bërë Kryetar i LDK-së

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri ka folur për garën e brendshme brenda LDK-së dhe pozicionin e tij në këtë proces.
Muhaxheri në RTV Dukagjini u është përgjigjur edhe pyetjeve të audiencës ku njëra nga to ishte “Nëse do të kandidonte Vjosa Osmani për kryetare të LDK-së, a do ta mbështeste Gazmend Muhaxheri?”.
“Ndoshta unë jam kandidat, dhe në këtë rast si do ta votojë Vjosën?”, është shprehur Muhaxheri.
I pyetur nëse ka pretendime për kryetar të partisë, Muhaxheri ka thënë se ka ambicie të tilla.
“Si nuk kam ambicie kur kam ardhur në pozitën e nënkryetarit të partisë? Kam pasur pretendime edhe për kryeministër”.