Gazmend Muhaxheri gëzon trashëgimi të madhe, kjo është pasuria e tij!
Gazmend Muhaxheri në zgjedhjet e fundit komunale mori besimin e qytetarëve pejan për të drejtuar komunen.
Kështu, muaj më parë Muhaxheri i është përgjigjur ftesës së Agjencionit Kundër Korrupsion për deklarimin e pasurisë, shkruan Indeksonline.
Muhaxheri duhet të ndihet me fat, pasi që ka fituar shumë nga trashëgimia familjare.

Ai ka deklaruara 3 shtëpia si të trashëguara nga prindi, vlera e të cilave nuk është aspak e vlogël, njëra 450 mijë euro, pastaj 550 mijë euro si dhe 600 mijë euro.
Tutje, ai ka blerë në vitin 2014 edhe një shtëpi tjetër me tokë në vlerë prej 40 mijë euro, pastaj tokë prej 1mijë e 400 m2, shuma 25 mijë euro,
Në emër të prindit ai ka deklaruar tokë edhe në dy vende tjera, shuma e se cilave arritë në 100 mijë euro.
I pari i Pejës, ka treguar se në pronësi të gruas janë dy vetura mbi 26 mijë euro, kurse në emër të tij asnjë veturë. / Indeksonline/