21:15 / E Premte, 30 Shtator 2022 / MSH

Gazmend Muhaxheri i del në mbrojtje Nikqit: Mrika, je krenaria e Pejës!

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka dalur në mbrojtje Mrika Nikqit, pasi kjo e fundit u sulmua seksualisht në një nga rrugët e qytetit.

Muhaxheri ka thënë se dhuna është çështje sociale dhe politike.

“Por, mbi të gjitha, është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh” u deklarua Muhaxheri.

Ai tha se Mrika është sportiste e dalluar, krenari e Pejës dhe mbarë shqiptarisë.

Mbrëmjen e 27 shtatorit, Mrika Nikqi u sulmua seksualisht nga i dyshuari F.Beqiraj, i cili gjendet nën masën e mbajtjes për 48 orë./Indeksonline/