Gazmend Syla paralajmëron protesta të tjera- ‘’kundërshtimin ndaj gjykatës s’do ta ndalim’’
Sekretari organizativ Gazmend Syla në emisionin ”Për një ditë të mbarë” në RTV21 ka thënë se protesta qo do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Shkup në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të jetë paqësore.‘‘Shumë kohë kemi qenë pa aktorë të Organizatës të Veteranëve të Luftës, Gucati, Haradinaj ishin të burgosur atje edhe organizata jonë që e kishte atë fuqi me e mobilizu njerëz ose edhe me e çu zorin në ata vesh ku duhet në këta padrejtësi që po ndodhin, ne qysh në janar si kryesi e re kem bo plan veprimin se qysh me ju qas kesaj padrejtësie”, tha Syla.
Ai po ashtu shtoi se do të ketë protesta deri në ditën kur do të ndodhë fundi i kësaj padrejtësie.‘‘Kurse për protestat është paraparë se e fundit me qenë kjo në Maqedoni të Veriut për këtë vit, por kundërshtimin ndaj kesaj gjykate nuk do ta ndalim deri në ditën e gjykimit dhe jemi të gatshëm që me vazhdu këtë kundërshtim në qoftë me protesta ose qoftë edhe në rrafshin diplomatik,dhe ne do të vazhdojmë me këto takime që i kemi personalitete ndërkombëtare sigurisht edhe protesta pse jo deri në ditën kur do të ndodhë fundi i kësaj padrejtësie‘‘, deklaroi Syla.
Tutje ai ka thënë se prej mergatës presin pjesëmarrjen më të madhe në protestën në Shkup.‘’Fillimisht prej mergatës presim shumë sepse kur e organizum protestën e 7 gushtit në Prishtinë kishte një interesim të madh me ardh edhe atje, e kur e pam këtë interesim pastaj i mobilizum edhe më shumë mërgatën tonë dhe bashkëluftarët tanë kanë ba një farë rrjeti të komunikimit të përbashkët se kudo që ka protesta me marrë pjesë, kur kanë ndodh zgjedhjet nacionale i ka mobilizu mërgatën tonë’’ tha ai ndër të tjera.

