“Gazzetta Sports” i jep një çmim simbolik Luka Modriqit: Legjenda e vitit 2025!
Gazeta e njohur në Itali, “Gazzetta Sports” ka ndarë disa çmime mbrëmë dhe në mesin e të stolisurve ishte edhe Luka Modriq.
Mesfushori kroat, tani pjesë e AC Milanit – është zgjedhur si “Legjenda 2025”, shkruan Indeksonline
Modriq pasi mori çmimin tha disa fjalë në gjuhën italiane: Është një nder ta marr këtë çmim nga një gazetë kaq prestigjioze”.
Kur u pyet se si ia del për të qëndruar në formë përkundër moshës, ai u përgjigj: Ndihem mirë fizikisht dhe mendërisht. Më pëlqen kjo që bëjë. Dua të vazhdoj kështu sepse e shijoj. Gjithçka po shkon ashtu siç doja”, u shpreh Modriq
Mesfushori është duke kaluar momente fantastike te skuadra e Milanit dhe po synon titullin e Serie-s A./Indeksonline/


