12:43 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

GdS: Icardi ka arritur marrëveshje me Juventusin

Në Itali e bëjnë të sigurt, Mauro Icardi do të largohet në fund të sezonit nga Interi për t’iu bashkuar rivalëve të Juventusit. Të paktën kështu raporton media prestigjioze “Gazzetta dello Sport”.

Argjentinasi nuk ka dëshirë të qëndrojë te skuadra aktuale, teksa vendimin e tij nuk e ndryshon as ardhja e Antonio Contes në krye të zikaltërve.

Juventusi është klubi i vetëm në Serinë A që mund të plotësojë kushtet e tij. Icardi është ndër të preferuarit e drejtorit sportiv Fabio Paraticci, i cili e dëshiron me çdo kusht në skuadër sulmuesin.

Në mbyllje të sezonit pritet të hidhen dhe hapat e para në lidhje me këtë transferim, edhe pse dëshira e drejtuesve të Interit është që Icardi të transferohet jashtë Italisë.

Gazeta italiane sportive pretendon se marrëveshja mes Juventusit dhe Icardit janë arritur para disa javëve. Këtu bëhet fjalë për një kontratë pesëvjeçare, sipas së cilës ai do të ketë pagë prej 8 milionë eurove në sezon.

Megjithatë, Juventusi dhe Interi ende nuk po arrijnë marrëveshjen për çmimin e Icardit. “Zonja e Vjetër” dëshirojnë t’ia japin Interit Douglas Costan në shkëmbim për Icardin, ndërsa zikaltrit duan që Juventusi të paguajë vetëm me para. /IndeksOnline/