75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 03 Prill 2025 / AR

Geasy vjen me një surprizë të madhe këtë të shtunë

Reperi i njohur Geasy ka ndezur pritshmëritë e fansave të tij me një njoftim të madh.

Ai ka paralajmëruar se këtë të shtunë, në ora 18:00, do të publikojë këngën e parë nga albumi i tij më i ri, të titulluar “Geasy-Baba”, përcjell Indeksonline.

Albumi, i cili pritet të sjellë një tjetër dimension në stilin e tij muzikor, është një nga projektet më të shumëpritura të vitit në skenën e hip-hopit shqiptar.

Me këtë paralajmërim, Geasy ka ngritur kureshtjen e publikut, duke lënë të kuptohet se ky projekt do të sjellë risi dhe hite të mëdha.

Fansat e tij tashmë janë në pritje të këngës së parë, e cila mund të vendosë tonin për gjithë albumin.

A do të jetë një këngë ritmike për klubet, apo një rrëfim i fuqishëm me mesazhe të forta? Kjo mbetet për t’u zbuluar këtë të shtunë në ora 18:00./Indeksonline/