Geasy zbulon albumin e ri “5 Kurora” – 15 këngë që do të publikohen më 5 maj!

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, ka njoftuar zyrtarisht përmes një postimi në rrjetet sociale se albumi i tij i shumëpritur “5 Kurora” do të publikohet më 5 maj.
Në postim, Getoari ndau edhe listën e këngëve që përfshihen në projektin muzikor, duke shtuar se ky album përmban plot 15 këngë të punuara me shumë përkushtim, shkruan Indeksonline.
Artisti shprehu falënderim të veçantë për të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij albumi, duke e bërë të ditur se pas çdo kënge fshihet punë e madhe, bashkëpunim dhe kreativitet.
Fansat kanë reaguar menjëherë me entuziazëm, duke shprehur padurim për ta dëgjuar projektin më të ri të Getoarit, i cili pritet të jetë një nga albumet më të suksesshme të vitit në tregun muzikor shqiptar./Indeksonline/
