08:53 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Gecaj i reagon Matoshit: Të paska djegë e vërteta

Bajram Gecaj i LDK-së ka reaguar ndaj Halil Matoshi të AAK-së, duke thënë se këtij të fundit po i djegë i vërteta që po flitet kundër qeverisë së tij.

“Shokut tim të gjeneratës, Halil Matoshit, të cilit asnjëherë nuk i prenë sëpata në një vend, i paska djegë shumë e vërteta e thënë këtyre ditëve kundër qeverisë së tij të paguxim të merret me cilëndo nga çështjet e mëdha shtetërore”, tha ai.

Gecaj më pas ia kujton kohën Matoshi kur e ka ktirikuar Presidentin Thaçi, derisa siç shprehet ai sot po i del në mbrojtje.

“Madje-madje paska marrë në mbrojtje edhe Presidentin, të cilin nuk besoj se e ka kritikuar (sharë) kush më shumë se ai vetë”, shkruan në facebook ai.

“Për tekstin patetik të reagimit të tij, Halilit dua vetëm ti rikujtoi thënien e Samuel Johnson-it se “patriotizmi është streha e horrave” dhe ti sugjeroj ti lënë hartimet qesharake e të kryejnë punët për të cilat janë “zgjedhur” dhe për çka kolegët e tij qeveritarë kishin përdorë dhunë të shfrenuar e primitive”, shton më tej Gecaj./AktivPress