Gecaj, krahason Kurtin me Leninin

Natën e mbrëmshme në debatin televiziv “Debat përnime”, në TV Dukagjini, pretendenti për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka deklaruar se do të shfuqizojë vendimet e Qeverisë së Hotit sapo ta marrë detyrën.
Ndërsa një ditë më pas kësaj deklarate i ka reaguar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj.
Ai ka krahasuar Kurtin me diktatorin sovjetik Vladimir Iliq Lenin, duke thënë se ai edhe njësoj kishte vepruar, por se popullit dhe shtetit të tij i janë dashur dekada të tëra për t’u inkuadruar në botën civilizuese.
Postimi i plotë i tij: