Geci, Kurtit: Mos i dëgjo njerëzit e PDK-së që i ke në VV, por vepro vet!
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka reaguar pas letrës së Albin Kurtit, drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Geci, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Kurti nuk duhet t’i qes kushte LDK-së.
Sipas tij, letra e shkruar nga Kurti është e sponsorizuar nga disa njerëz të PDK-së që janë në krye të VV-së.
Postim i plotë:
LEMNI MU NR.120 VETEM TA PERFAQSOJ KUALICIONIN
Zoti Kurti i juve me këtë po kërkoni ta përfaqësoni LDK-në si përfaqësues të koalicionit ???nuk shkon kjo nuk është fer.
Jeni ju dy kryetarët e dy partive qe keni bisedua deri tash dhe kjo nuk mund të shkoj ndryshe vazhdoni bisedat dergone Koalicionin para orës 24 se te tjerët do te bahen bashkë pa kso probleme kështu nuk ec nuk mund ta përfaqësoni ju LDK-në as LDK nuk mund të ju përfaqësoj VV .
Kjo që e keni shkruar është sa për të thënë që unë ju luta ju nuk deshtët!
Juve dhe fansat e juaj me vite e vite e shani LDK-në pse e ka zbatuar një marrëveshje politike me PDK-në te shkruar ne leter.
Ndërsa po harroni që gjysma e deputetve që u larguan nga VV me parë ishin në PDK, ose parti tjera për disa është deklaruar se kanë qenë edhe SHIK.
Gjithashtu tani gjysmën e kryesisë e keni me ish anëtarë të kryesisë së PDK-së edhe të tjerë që PDK i ka pas vendosur neper poste politike ne Kosovë
Sido që të jetë neve nuk po na pengon një gjë e tillë që ju keni njerëz të PDK-së brenda edhe pse nuk ju dihet ende misioni sepse disa ikën nga partia juaj, dhe kur do ikun këta të tjerët mbetet të shihet .
Pasi kanë ikur nga PDK mos prit se nuk do të ikun edhe nga ti.
Prandaj mos i dëgjo PDK-në që e ki në kryesi të VV -së por vepro vetë se ata janë në rreshtë pas teje në VV e jo ti pas tyre.
Lemni mua numër 120 vetëm me marrëveshje ta përfaqësoj VV dhe LDK -en
ahahhahhahaha.
Me respekt GG