09:05 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Geci një nga befasitë e Këshillit Drejtues të PDK-së, e quan nder e privilegj këtë mundësi

Arbër Geci ka siguruar votat e mjaftueshme për të qenë anëtarë i Këshillit Drejtues të PDK-së.

Madje ai ka lënë prapa zyrtarë të lartë të kësaj partie, ish-ministra e drejtues të institucioneve ndër vite. Besimin e dhënë, anëtari më i ri i Këshillit Drejtues të PDK-së e quan nder e privilegj.

“Me sinqeritetin më të madh, ju falenderojë të gjithëve delegate dhe delegatë të Konventës së IX-të të Partisë Demokratike të Kosoves për besimin e dhënë me anë të votes tuaj që për herë të parë si garues më dhatë mundësinë të jem Antarë i Këshillit Drejtues të PDK-së.
Është nderë i veçant dhe privilegj që më është japë mundësia të kontribuoj sado pak për Partinë, për vendin tim, për një Kosovë me të mirë dhe më Evropiane” shkruan Geci në njoftim.