Geci thotë se LDK është e gatshme për zgjedhje, përmend edhe VV dhe PDK

Gani Geci veprimtar i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se janë të gatshëm për zgjedhje në çdo kohë.
Geci në Facebook ka postuar një fotografi me vajzën e tij, Marigonen, e cila është edhe deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton IndeksOnline.