“Geek flirtoi me recepsionisten”, Yll Limani nxjerr në shesh Dafinën xheloze

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë një nga çiftet më simpatike të estradës.
Ata e shprehin publikisht afeksionin që kanë ndaj njëri-tjetrit dhe asnjëherë nuk hezitojnë të ndajnë me ndjekësit dashurinë e tyre të madhe.
Megjithatë, është mëse e kuptueshme që mes tyre të ketë edhe xhelozi.
E këtë të fundit e ka nxjerrur në shesh Yll Limani, shkruan Indeksonline.
Gjatë qendrimit në Austri për një koncert të përbashkët, Ylli ka gjetur kohë të ngacmojë Dafinën, duke i thënë se Geek flirtoi me recepsionisten e hotelit.
Një gjëje të tillë Dafina iu përgjigj me “Pse po rren” por teksa ngacmimi i Yllit vazhdon dhe bëhet më i rëndë, Dafina vendosë ta godasë atë me shuplaka.
Dafina xheloze? Duket simpatike edhe në atë gjendje.