Gegaj debuton me Kosovën, 18-vjeçari që shihet si shpresë e përfaqësueses

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është në valën e përgatitjeve. Selektori, Taip Ramadani ka ftuar hendbollistët më të mirë në vend dhe nga areane ndërkombëtare për të zhvilluar disa ndeshje miqësore.
Për të parën herë është ftuar edhe një djalosh i ri kosovar, por që premton shumë.

18-vjeçari Leonard Gegaj dje ka luajtur minutat e parë në miqësoren ndaj Kuvajtit.
Talenti nga Gurrakoci i Istogut, që jeton në Suedi ka treguar nivelin e tij që në debutim, duke realizuar në minutat e para të ndeshjes ndaj Kuvajtit.
Gegaj llogaritet si e ardhmja më shpresëdhënëse e Kosovës në hendboll./Indeksonline/