10:04 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gejzeri më i famshëm në botë shënoi rekord, shpërtheu 30 herë në vit

Gejzeri më i madh në botë të gjithë e dinë se gjendet në Yellowstone dhe shpërthen shpesh.

Ai këtë vit ka thyer rekordin botëror duke shpërthyer 30 herë, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Me këtë, gejzeri theu rekordin e shënuar më 1964, kur ishin regjistruar 29 shpërthime për një vit. Lartësia e avullit dhe ujit kur shpërthen gejzeri arrin në 400 metra.

Shpërthimi i fundit ndodhi në orën 1 të mëngjesit të së shtunës, duke bërë që shumë rrugë dhe parku Kombëtar të mbyllen deri në përfundim të dimrit.

Ndërkohë, gjatë verës gejzeri shpërthente nga një herë në javë. /Indeksonline/