12:46 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Gëlltiti 22 doza droge në stomak, i burgosuri zbulohet nga ekografia

Një i dënuar në burgun e Korçës u konstatua se kishte futur 22 doza narkotike brenda ambienteve ku vuante dënimin.

Ai u zbulua pas kryerjes së ekogarfisë, e cila verifikoi se i dënuari me iniciale B.L kishte gëlltitur në stomakun e tij plot 22 doza, sasi të cilën e kishte futur në qese plastike teksa po kthehej nga leja shpërblyese.

Në po këtë datë, në vijim të kontrolleve nga ana e Policisë së Burgjeve, në IEVP Peqin, u krye kontroll në disa qeli në sektorin e sigurisë së lartë dhe u gjetën 4 aparate celular të fshehura në pajisjet elektroshtëpiake të të dënuarve D. H dhe E. H.

Pas masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e IEVP-së, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje po kryen veprimet e para proceduralë dhe hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin për veprën penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.