75 Mall Live Search
09:46 / E Martë, 19 Mars 2024 / LB

Genc Nuza delegohet për një ndeshje tjetër ndërkombëtare

Gjyqtar i njohur për integritetin dhe drejtësinë e tij në fushën e gjelbër, Genc Nuza është deleguar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen kualifikuese U21 për Euro 2025, midis Belgjikës dhe Maltës, e cila zhvillohet më 21 mars. Ky delegim vë në dukje besimin në rritje të UEFA-s në aftësitë dhe profesionalizmin e gjyqtarëve kosovarë.

Në këtë ndeshje, Nuza do të ketë për asistentë dy gjyqtarë të tjerë të spikatur, Edmond Zeqiri dhe Granit Hyseni, derisa Mentor Ajeti, do të jetë gjyqtar i katërt.

Kësisoj, me një përvojë të gjatë në ndarjen e drejtësisë dhe me një përkushtim të vazhdueshëm për të ngritur standardet, Nuza dhe bashkëpunëtorët e tij do ta përfaqësojnë futbollin kosovar në një tjetër paraqitje të rëndësishme ndërkombëtare.