21:59 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Genc Nuza do të referoj në dy ndeshje kualifikuese të kampionatit evropian

Gjyqtari më i mirë i Superligës së Kosovës me stemën e FIFA-s, Genc Nuza është deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në dy ndeshje të kualifikuese për grupmoshat U-17.

Nuzës i është besuar derbi i grupit Skoci – Islandë dhe ndeshja tjetër Armeni – Islandë, shkruan insporti. Në të dy ndeshjet do të jetë gjyqtari kryesor.

Ndeshja Skoci – Islandë do të zhvillohet me 28 tetor. Gjyqtari tjetër nga Kosova do të jetë edhe Granit Hyseni.

Raund i parë do të zhvillohet nga 22 tetor deri më 28. Këto ndeshje janë në kuadër të grupit 7. Pjesë e këtij grupi është edhe Kroacia.