75 Mall Live Search
10:41 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Genc Nuza e dha provimin, Kosova ka një gjyqtar të nivelit ndërkombëtar

Genc Nuza ka patur mbrëmë edhe një referim dinjitoz. Gjyqtari kosovar me licensë nga UEFA ka qenë perfekt edhe në gjykimin e finales së kupës, sfidën mes Ferronikelit e Trepçës 89.

I paanshëm, stabil dhe i vëmendshëm, Genci për asnjë moment nuk la dyshime me vendimet e tij.

Performanca e mbrëmshme ishte vazhdimësi e gjykimit fantastik që i bëri edhe ndeshjes më të rëndësishme të sezonit në Superligë, Ferronikeli-Prishtina.

Përvoja e tij në disa ndeshje ndërkombëtare ka bërë që Genci të jetë tashmë një gjyqtar i nivelit të lartë.

Kur kihet parasysh se është vetëm 30 vjeç, atëherë Kosova shpreson se Genci në një të ardhme të afërt do të gjykojë edhe ndeshje të nivelit të lartë, pse jo edhe në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/