17:48 / E Premte, 21 Tetor 2022 / Gj. Sh

Genc Nuza gjyqtar kryesor në ndeshjen vendimtare të Champions League

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza, vazhdon të delegohet nga UEFA për të ndarë drejtësin në ndeshje të rëndësishme.

Ai së bashku me dy gjyqatar tjerë nga Kosova, do të ndajë drejtësinë në sfidën e Champions Leagues për U19 mes Benficas dhe Juventusit, shkruan IndeksOnline.

Fatlum Berisha do të jetë asistent i parë ndërsa Bujar Selimaj është asistent i dytë i Nuzes.

Ndeshja Benfica – Juventus do të zhvillohet me 25 tetor nga ora 16:00 dhe është e vlefshme për raundin e pestë të Grupit H në UEFA Youth League./IndeksOnline/