75 Mall Live Search
15:31 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / G T

Genc Nuza jep karton të kuq qesharak, VAR-i e shpëton nga marrja!

Skuadra e Dukagjinit është duke luajtur ndeshjen ndaj Llapit, e vlefshme për javën e gjashtë në Superligën e Kosovës.

Në minutën e 22’të, skuadra mysafire mbeti përkohësisht me një lojtar më pak në fushë, pasi gjyqtari e dha të kuqin për Bujar Idrizin, shkruan Indeksonline

Pas disa minutash, VAR-i e thirri gjyqtarin Nuza për ta rishikuar aksionin e kartonit të kuq dhe u kuptua se ishte qesharak.

Idrizi nuk ishte as lojtar i fundit, por as ndërhyrja nuk ishte e ashpër – kështu Nuza e largoi të kuqin dhe e zëvendësoi me kartonin e verdhë./Indeksonline/