Genc Nuza: Me të vërtetë, pas vështirësisë vjen lehtësimi

Futbolli, sikur të gjitha aktivitet tjera sportive dhe jo vetëm janë suspenduar për një kohë të pacaktuar për shkak të koronavirusit.
Gjyqtari i licensuar i UEFA-së, Genc Nuza, ka shkruar në profilin e tij duke u shprehur se kemi nevojë për durim.
“Në këtë kohë të pakohë duhet të kemi durim dhe motivim. Dhe mos u brengosni nëse detyroheni të jetoni në kushte që ka mundësi t’ju dhemb. Po ju, bëni durim dhe buzëqeshuni, ngase Allahu me gjithë mëshirën tha se: Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!”, ka shkruar Nuza.