Genc Prelvukaj bëhet analist i politikës, tregon si do të zgjidhet kryeministri i ri
Artisti i njohur, Genc Prelvukaj i cili më parë ishte i kyqur edhe në politikë së fundi ka bërë një analizë për zgjedhjet e 6 tetorit.
Si përmes një statusi në Facebook ka treguar se përvoja e të kaluarës na tregoj se si do të zgjidhet kryeministri i ardhshëm, shkruan Indeksonline.
“Kryeministri i ardhshëm gjithsesi kushtëzohet nga partnerët e koalicionit, përplasen idetë, programet dhe parimet politike”, u shpreh ai.
Statusi i tij i plotë:
Sipas te gjitha sondazheve, cilado parti
politike qe del e para ne zgjedhje, me shume mundesi duhet te beje marreveshje
me dy parti tjera per te fornuar qeverine.
Ne kete rast nuk ka ndryshim thelbesor, eshte thjeshte iluzion optik, sepse
elementi i vjeter serish permes kesaj matematike kontrabandohet ne pozitat me
te rendesishme te shtetit.
Me keto numra dhe kete logjike, kryeministri i ardhshem gjithsesi kushtezohet
nga partneret e koalicionit, perplasen idete, programet, parimet
politike etj dhe ne rast te shielqimit te tij fillestar nis procesi i rrenimit
te qeverise nga brenda pikerisht nga aleatet e tij paszgjedhor.
E kaluara na jep kete ndjenje…..Me zgjoni
nese e kam gabim. Une uroj ta kem.