14:54 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Genc Prelvukaj fjalë falënderuese dhe të veçanta për Bill Clinton

Sot në vendin tonë ka qëndruar ish-Presidenti i ShBA-së, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright për nder të 20-të vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj ka shprehur falënderimin e tij për Clinton përmes një statusi në ‘Facebook’ ku edhe ka zgjedhur fjalë të veçanta dhe mirënjohës.

Është  një prej njerëzve që i detyrohemi përjetësisht, ka shkruar Genci ndër tjera në statusin e tij.

Statusi i plotë i tij:

Në kulturën dhe traditën shqiptare është për turp nëse vdes para se tia kthesh mikut të mirën, e mos të flasim nëse ai mik të ka shpëtuar jetën ty dhe familjes, ose ka çliruar popullin tënd. 
Njerëzit që flasin shqip, që fyejnë, përbuzin ose kthehen kundër Amerikës, që fal saj sot ekzistojmë ne Kosovë, mund të jenë çdo gjë tjetër veç shqiptarë jo. Le të flasin shqip gjithë ditën. Me shumë respektin ndaj popujve tjerë, ata mund të jenë serbë, bullgar, turq, grekë, romë, arabë të shqiptarizuar por shqiptarë asnjëherë. Një shqiptar, sado probleme të ketë nuk shkel kulturën, traditën dhe rrënjët e veta mbi të cilat jemi formësuar si komb.
Ky njeri është një prej njerëzve që i detyrohemi përjetësisht. Bill Clinton.