75 Mall Live Search
10:32 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Genc Prelvukaj ka një pyetje për të gjithë adhuruesit e tij

Genc Prelvukaj po vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore.

Ai së fundi ka publikuar projektin më të ri ‘Vend i Origjinës’  e cila është dedikim për vendin e tij Plavën dhe Gucinë.

Ndërsa, tani Genci ka pyetur adhuruesit e tij në ‘Instagram’ nëse ata dëshirojnë ende këngë të reja.

“Vazhdojmë me këngë të reja??” ka shkruar Genci në mbishkrimin e imazhit.

Ndryshe, Genci kohë më parë ka bërë publike lidhjen e tij me këngëtaren nga Shqipëria, Eni Koci./Indeksonline/