75 Mall Live Search
19:58 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Genc Prelvukaj: Konsumoni vendet tona para se të eksploroni shtetet tjera!

Genc Prelvukaj ka një karrier të gjatë para vetës dhe ende vazhdon të jetë një nga reperët e preferuar në trojet shqiptare.

Ai është shumë aktive me projekte muzikore të cilat çdo herë shëndërrohen në hite që mbesin gjatë në memorje, shkruan Indeksonline.

Genci së fundi në një postim që ka bërë në ‘Instagram; ka përcjellur një mesazh mjaft domethënës.

“Shumica e videoklipeve te mia te viteve te fundit jane xhiruar ne vendet me te mira te shqiptareve si: Divjake, Peshkopi, Mirdite, Plave, Prishtine, Kukes, Shkoder, Durres etj etj. Ne to kryesisht pasqyrohen vendet e bukura dhe kjo gje pervec se i jep ngjyre videoklipit, ndikon edhe ne promovimin e tyre. Ky eshte edhe nje prej qellimeve kryesore pse i bej ne ate forme. 
Shqiptaret kane shume vende te bukura dhe para se te eksploroni shtetet dhe kontinentet tjera sigurohuni qe i keni konsumuar keto qe i kemi”, ka shkruar Genc Prelvukaj.

Kujtojmë që Genci kohë më parë ka bërë publike lidhje me këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Eni Koçi./Indeksonline/