75 Mall Live Search
12:03 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Genc Prelvukaj nesër publikon “projektin e veçantë”

Pak ditë më parë ai deklaroi se është pranuar në universitetin e Kroacisë për t’i vazhduar studimet e doktoraturës.

Por, artisti i mirënjohur nuk e ka në plan t’i ndërpresë projektet muzikore dhe një të tillë do ta publikojë nesër, shkruan Indeksonline.

Kështu bëri të ditur ai vetë në një postim në llogarinë e tij personale të Instagramit, sipër të cilës zbuloi edhe emrin dhe orën e promovimit të këngës, që sipas tij ka të bëjë me një temë mjaft të veçantë.

“Nesër ora 13:00, “Eskorta”. Një projekt me temë shumë të veçantë që mezi pres ta ndaj me ju”, shkruan Genci në mbishkrimin e videos së shkurtër të shkëputur nga videoklipi./Indeksonline/