12:12 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Genc Prelvukaj paralajmëron projektin e ri, ja kur publikohet

Genc Prelvukaj nga pushimet romantike me të dashurën, Eni Koçi ka paralajmëruar këngë e re.

Artisti i njohur ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se kënga e re publikohet javën e ardhshme ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Shpirtin e zi”, javën e ardhshme”, ka shkruar Genci në postimin e bërë në Instagram.

Ndryshe, tash e sa dite Genci po shijon pushimet në Itali së bashku me Enin./Indeksonline/