14:57 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Genc Prelvukaj për aderimet e artistëve në politikë: Të manipulueshme dhe të papjekur

Këngëtari dhe kantautori, Genc Prelvukaj, ka folur për aderimet politike të disa artistëve që po ndodhin në prag të zgjedhjeve të reja.

Ai përmes ka reaguar përmes një statusi në ‘Facebook’ duke thënë se nuk ka asgjë të keqe të anëtarësohesh në një parti, por këto aderime i sheh si të manipulueshme dhe të papjekura, shkruan Indeksonline.

Por, kujtojmë që vite më parë edhe reperi ishte i angazhuar politikisht në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ndërsa,  së fundi artistët që u anëtarësuan në parti politike janë Adelina Berisha, Eliza Hoxha, Aida Doçi.

Statusi i tij i plotë:

Antaresimi ne nje parti politike nuk ka asgje te keqe, por disa dite para zgjedhjeve zhvlereson personalitetin e secilit pavaresisht qellimit te mire qe mund te kene ata individe. Ne sy te popullit shifen si lehte te manipulueshem, naive dhe te papjekur politikisht. Thjeshte nese partia ka nevoje per sherbimet e nje njeriu aderimin e tij e tenton ne cdo kohe, ndersa ne prag te zgjedhjeve, ata mbledhin e antaresojne vetem njerez per marketing politik per ti zhvleresuar menjehere me pas. Sepse po te besonin ne vlerat e tyre, nuk do te prisnin fushaten elektorale per tu besuar detyrat partiake.